E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Plane për fundjavën? Parashikimin e motit premton surpriza
Pas disa ditëve të nxehta, nuk përjashtohen surprizat këtë fundjavë.

Moti sot:

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri pas mesditës kur vranësirat shfaqen fillimisht në Veri dhe gradualisht në të gjithë zonat malore.

Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin shira afatshkurtër në ekstremin Verior por shira të izoluar në zonat Lindore. Ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie me 2 – 3°C, duke ulur maksimumin territorial në 33°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në Jug, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2018, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori