Kjo fundjavë nuk pritet të jetë edhe aq favorizuese për ju që keni bërë
plane për të dalë.
Në dy ditët e ardhshme vendi do të karakterizohet nga reshje shiu dhe temperatura të ulëta.
Sipas Metoalb në zonat malore reshjet do të bien në formë dëbore.
Ndërsa gjatë mesditës dhe
pasdites kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.
Shtuar më 13/12/2019,
ora 19:09