Historia që përloti ambasadoren Vlahutin
Një histori personale e cila është sa prekëse dhe reale shfaq këmbanat e alarmit se sa e rëndësishme është mbyllja përfundimtare e plagëve të regjimit komunist. I referohemi ambasadores së BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka treguar nje histori te trishte.

"Paqja e njerëzve që kanë vuajtur torturat dhe familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e afërt për shkak të politikës së egër diktatoriale, është e vonuar dhe ka pasoja për të ardhmen", është rrëfyer ajo.

"E di se ç’do të thotë kjo, nga rasti im. Gjyshja ime kishte 4 djem. Një prej tyre vdiq në luftë, larg nga shtëpia. Ishte 17 vjeç. Kur ajo mësoi se ai ishte vrarë, dhe asnjë nuk mund t’i thoshte se ku saktësisht, ajo filloi të ecte, dhe asgjë, absolutisht asgjë nuk do ta ndalonte atë të kërkonte fëmijën e saj", raporton Ora News.

"Ajo eci për ditë me radhë, thjesht eci dhe kërkoi kudo dhe në fund e gjeti. E solli në shtëpi, e varrosi dhe nga gjithë dhimbja e saj, gjeti pak paqe. Pa këtë përmbyllje, do të ishte pothuajse e pamundur për të gjetur forcë dhe për të vazhduar përpara.

Njerëzit meritojnë dhe kanë nevojë për përmbyllje, por shoqëritë kanë nevojë për përmbyllje gjithashtu".

Aktiviteti "Ditët e Kujtesës", do të zhvillohet për 5 ditë në Tiranë dhe ballafaqimi i së shkuarës do të kulmojë më datën 28 tetor, me aktivitetin për hapjen e dosjeve të sigurimit. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori