Plagosjet ne Durres, i lenduar nje azerbaxhanas
Albeu.com
Nje ngjarjen e radhes kriminale ne Durres, mes tre te plagosurve ndodhet edhe nje shtetas nga Azerbaxhani me emrin Turall Makturov, 29 vjec. Ngjarja e rende ndodhi ne afersi te nje pike karburanti qe ndodhet buze rruges Plazh-Durres.
Deshmitaret thone se 29 vjecari nga Azerbaxhani ka qene brenda ne lokal dhe eshte konfliktuar me disa persona, te cilet me pas e kane qelluar me arme zjarri jashte lokalit.

Plumbat e leshuar ne rruge kane kapur edhe dy kalimtare te cilet kane marre plage te konsiderueshme dhe jane derguar me urgjence ne spitalin e Durresit dhe jane jashte rrezikut per jeten.

Plumbat i kane kapur ne gjymtyret e poshtme dhe paraprakisht po hetohet per nje plagosje paralajmeruese. Policia eshte treguar mjaft e rezervuar mbi ngjarjen dhe motivet e saj, ndersa pohon se autoret jane identifikuar dhe jane ngritur postoblloqe per kapjen e tyre.

Gezhojat e plumbave jane gjetur edhe jashte ambienteve te lokalit, ndersa ne krejt zonen perreth qe eshte nje lagje e banuar e qytetit, perpos se nje vend pushimi, njerezit jane tmerruar nga te shtenat. (tch)
Shtuar më 08/02/2010, ora 15:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori