Plagosje në Tiranë, policia shoqëron dy persona
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi gjatë një konflikti mes palëve mbrëmjen e djeshme, një prej tyre është plagosur. Sot u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edi Lika (Cani) 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe Arben Hoxha 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djëshme, ata kanë kanosur njëri-tetrin dhe pas konflikteve, Edi Lika, me makinën e tij tip “Porshe Kajen” e ka drejtuar atë në drejtim të Arben Hoxhës, ku për pasojë e ka dëmtuar në kokë. Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Kanosjes”, “Vetëgjyqësisë” dhe “Mos bindje ndaj urdhërit të ligjshëm të punonjësit të policisë”. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori