Plagosje me snajper në Shkodër
Pëlqej
Një plagosje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri (snajper).

Burime nga policia bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë qëlluar nga kalaja në drejtim të banesës së 40-vjeçarit Sabedin Lohja, duke e plagosur rëndë.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të identifikuar autorët e krimi.
Shtuar më 10/08/2014, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori