Bota e “Tik Tok” në zi, 16 vjeçarja i jep fund jetës pas kërcënimeve (VIDEO)

“Ylli i Tik Tok” ka vendosur t’i japë fund jetës në moshën 16 vjeçare pasi mori kërcènime.

Siya Kakkar nga Neë Dehli e cila kishte më shumë se 1 milion ndjekës për videot e saj me kërcime u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në East Delhi mbrëmjen e kaluar.

Kakkar publikoi një video të vetes në majë të një ndërtese në New Delhi disa orë para se të vriste veten.

Sipas familjarëve, adoleshentja mori kërcënime në internet, por policia nuk e ka konfirmuar ende motivin e ngjarjes dhe po vijon me hetimet.

Menaxheri i 16-vjeçares, Arjun Sarin tha se ka folur me yllin e rrjetit social në ditën e vdekjes dhe ajo dukej mirë. “Kjo duhet të ketë lidhje me diçka personale pasi ajo ishte mirë. Kam folur me të mbrëmjen e kaluar për një projekt të ri dhe gjithçka ishte normale”, tha ai.

Ndërsa ishte më shumë e njohur për kërcimet në TikTok, 16-vjeçarja numëronte mbi 100 mijë ndjekës në Instagram.


Shtuar 25.06.2020 17:42