Plagosje me armë në Kurbin
Arkiv
Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në rrethin e Kurbinit. Sipas policisë ngjarja është shënuar në Sanxhak të Kurbinit ku 40-vjeçari Kujtim Farruku është qëlluar me çifte nga kushëriri i tij.

Dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një sherr mes Farrukut dhe kushëririt të tij për arsye pronësie. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2012, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori