Plagosje me armë në kryeqytet
Një 38 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë natën e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Stavri Themeli" ku Gent Roshi ka qëlluar me armë zjarri Eduart Doku, ish-punonjës i SHISH-it.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë plagosja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi që 38-vjeçari Doku i kishte autorit të plagosjes ndërkohë që hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2012, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori