Plagosja në Vlorë, Marion Mitro pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt
Marion Mitro i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt është plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar mbi Marjon Mitro, i cili është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “tritolit” të Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai ka dalë nga burgu. Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.

49-vjeçari, përveçse ka shërbyer si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Shtuar më 26/01/2021, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori