Plagosja në Kurbin, policia shoqëron 11 persona
Të paktën 11 persona janë shoqëruar nga policia e Kurbinit në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Laçit, kur 4 vajza që kishin qenë për pelegrinazh në Kishën e Shën Ndout u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë Blerta Ismaili.

Nga hetimet e policisë mësohet se janë mbledhur dëshmitë e plota mbi ngjarjen dhe se është identifikuar njëri nga autorët e krimit, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas hetuesve të çështjes, personi që ka qëlluar mbi Blerta Ismailin ka zbrazur katër plumba në drejtim të vajzave që ndodheshin në makinën me targa belge, duke shpuar të katër gomat. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori