Plagosja me armë, kush është “i forti” nga Kukësi që u plagos në Tiranë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e sotme në Tiranë ku pas një sherri, është plagosur me armë zjarri një 30-vjeçar.

Policia bën me dije se ai është Gentjan Rrahmani dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Gentjan Rrahmani dhe miku i tij janë konfliktuar më parë me autorin e plagosjes.

Ata i kanë thyer xhamin e makinës dhe më pas e kanë goditur me sende të forta autorin, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Rrahmanin me një plumb.

Sakaq mësohet se i plagosuri Rrahmani njihet si një personazh problematik për policinë, madje është shoqëruar disa herë në komisariat.

Në orët në vazhdim, pritet që policia të zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

-Në rrugën “Teodor Keko” fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur.

Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërko grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2017, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori