Plagosi të zotin e shtëpisë dhe grabiti Kredon në Durrës, kush është Astrit Thaçi?
Vetëm dy ditë më parë, shtetasi Astrit Thaçi plagosi 42-vjeçarin Rexhep Terziu pasi i kishte hyrë në banesë për të grabitur.

Por ai nuk është autor i vetëm kësaj grabitjeje madje ka një të shkuar kriminale të ngjeshur.

Thaçi dyshohet se është dhe autori i grabitjes së një pike të dhënies së kredive, Kredo.al, të shtunën që lamë pas në Durrës, ndërkohë që aktivitetin e tij e kishte shtrirë dhe përtej brigjeve të Adriatikut.

E shkuara problematike e Astrit Thaçit është pasqyruar dhe në mediat Italiane, si tek La Nuova e cila më 7 Gusht 2018 shkruan:

“Është rishoqëruar në burgun e Bancali i arrestuari në Sorso të Sardenjës, Astrit Thaçi i dënuari shqiptar i cili u kap nga karabinierët pasditen e së dielës pasi është ndjekur nga rruga Buddi Buddi. 25 vjeçari është rikërkuar prej disa ditësh pasi në 1 Gusht nuk është futur për të vazhduar dënimin në burgun e Bancali pas një lejeje disa ditore shkruan faxëeb.

Personi i cili vuante prej disa kohësh dënimin për plaçkitje dhe vjedhje në apartament të kryer në Lombardi, është kapur nga radarët e zbatimit të ligjit pasditen e së dieles pasi kishte vjedhur një makinë tip Mercedes. Në vend që të ndalonte teksa forcat ushtarake i kanë kërkuar, i dënuari është larguar duke i dhënë gaz makinës.”

Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe 19 vjeçarit Astrit Thaçi, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila mbillte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre.

Shtuar më 12/02/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori