Plagosi shitësen në Shkodër, Xhenja mohon akuzat, por gjykata e lë në burg
6 ditë më parë në Shkodër u plagos me armë zjarri një shitese, ku burimet e para folën për një konflikt mjes dy personash ku gabimisht është qëlluar një shitese.

Por vetëm pas pak orësh vetë 46-vjeçarja hodhi dyshimet se kishin dashur ta ekzekutonin sepse sipas saj ajo ka akuzuar kunatin për vrasjen e motrës së saj.

Direkt pas ngjarjes në pranga u vu Shkëlzen Xhenja, i cili dyshohet të jetë vrasës me pagesë dhe Gjykata e Shkodrës ka vendosur për të masën “arrest me burg”.

Por Xhenja ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen ndërsa avokati i tij mbrojtës është shprehur se “nuk ka prova për ndalimin e Xhenjas”.

Burime zyrtare nga policia pohojnë se Xhenja nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu, ndërsa ka qenë i akuzuar për vendosje tritoli.

NGJARJA

Shitësja Flutura Muça, ndodhej në dyqanin e saj të tekstileve në Rus të Shkodrës, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe qëlloi 5 herë mbi të. Pavarësisht plumbave, ajo mundi t’i shpëtonte atentatit.

Fill pas ngjarjes, autori u largua menjëherë me motoçikletë e cila drejtohej nga një person tjetër. Flutura Muça është motra e Suela Sulos, e vrarë një vit më parë nga bashkëshorti i saj Sadetin Sulo.

Ngjarja ndodhi në mobilerinë e çiftit në Melgushe të Shkodrës. Sakaq, një nga pistat e policisë është edhe konflikti mes saj dhe familjarëve të ish-bashkëshortit të motrës./albeu.com/


Shtuar më 23/02/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori