Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Itali, shqiptari arrestohet pas 7 vitesh në Zvicër
Pëlqej
Sipas mediave zviceriane një shqiptar është vënë në pranga pasi rezultonte të ishte i kërkuar në Itali.

Mbi 31 vjeçarin shqiptar, të identifikuar, Mirjan Laraj rëndon akuza e plagosjes me mjete te mprehta e një bashkëkombasi të tij mbrëmjen e 2 Shkurtit të vitit 2012 në Romë.

Ai është dënuar në mungesë me 10 vite burg nga drejtësia italiane por arrestimi i tij është bërë vetëm pas 7 vitesh arrati.

Tashmë ai është ekstraduar në Itali për të vuajtur dënimin. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori