Plagosi me thikë 42 vjeçarin, arrestohet autori
Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për shkak se ka plagosur me armë prerëse një 42 vjeçar me inicialet B.H.

Gjatë kontrollitushtruar fizik dhe në banesë i janë gjendur dhe lëndë narkotike.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.

Sekuestrohet në total në cilësinë e provës materiale 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollitushtruar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 89 dhe 283/1 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori