Plagosi me sëpatë një person, arrestohet 55 vjeçari në Librazhd
Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë një nga të arrestuarit është B.K., 55 vjeç, banues në Librazhd, i cili për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin K.G., dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin:

Dy të arrestuarit e tjerë janë K.K., 34 vjeç, dhe F.M., 36 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi më datë 22.11.2020, në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pranë një lokali në bashkëpunim me njëri- tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A.M.

I arrestuari i katërt është B.T., 49 vjeç, banues në Cërrik, pasi në aksin rrugor Elbasan- Peqin është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Shtuar më 24/11/2020, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori