Plagosi me armë zjarri 38-vjeçarin, arrestohet autori
Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarrifshatin Ngjeqar. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Ushtar Stani, 55 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 21.06.2017, ora 18:30, në fshatin Ngjeqar, pas një grindje për motive të dobëta, ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri shtetasin A.G, 38 vjeç, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestrua një armë zjarri automatik, tre gëzhoja model 56, trembëdhjetë fishekë model 56, si dhe një automjet tip Benz me targa AA 422 JC në pronësi të shtetasit Ushtar Stani.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278/4 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori