Plagosi me armë gjahu 60 vjeçarin, arrestohet autori
Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmje në fshatin Baz të Burrelit, ku u plagos me armë zjarri një shtetas

Eshte arrestuar 35-vjeçari, autori i ngjarjes. Gjate arrestimit, është sekuestruar një armë zjarri “çifte”.

Ngjarja
Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.

Shtuar më 23/08/2019, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori