Një person është qëlluar nga një punonjës i zyrës së Përmbarimit në
Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në afërsi të komisariatit të Gramshit. Fatmir Godole, 36 vjeç, me banim në
Elbasan, me detyrë punonjës i zyrës së Përmbarimit në këtë qytet, ka qëlluar me pistoletë Admir Peleçela.
Policia ka ndaluar punonjësin e zyrës së Përmbarimit dhe kanë sekuestruar pistoletën me të cilën ai ndërmori sulmin. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012,
ora 10:55