“CR7 do të luajë në Euro 2024, jo vetëm në Kupën e Botës 2022”

Mbrojtësi i Portugalisë, Jose Fonte ka folur për sulmuesin Cristiano Ronaldo.

“Mendoj se në intervistën e tij të fundit ai e bëri të qartë se do ta përcaktojë vetë të ardhmen e tij. Ai ndihet mirë për sa i përket gjendjes fizike.

Nëse ai ka mundësi të pretendojë trofe dhe të vazhdojë të performojë në nivelin më të lartë, ai do të vazhdojë të luajë.

Ai dëshiron të vazhdojë karrierën e tij dhe mendoj se do të luajë jo vetëm në Botërorin 2022 në Katar, por të paktën në Euro 2024″, tha futbollisti i Lille. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2022 19:51