Bordi merr vendimin, kaq do të jetë çmimi i karburanteve deri nesër

Bordi i Transparencës ka publikuar vedimin përsa  i përket çmimit të karburanteve në vend.  Ashtu sic ishte reflektuar edhe gjatë paradites së sotme nëpër karburante, çmimi i naftës është u ulur me 6 lekë/litër, duke shkuar nga 237 në 231.

Një rritje të lehtë nga pësuar benzina. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri ditën e nesërme, 02-04-2022, për të marr më pas një tjetër vendim.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 31.3.2022

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 31 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

  1. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 04.2022, si më poshtë:
  • 219 Lekë/litri për gazoilin;
  • 200 Lekë/litri për benzinën;
  • 103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
  1. Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:
  • 231 Lekë/litri për gazoilin;
  • 212 Lekë/litri për benzinën;
  • 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  1 Prill, deri nw datë 2.4.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.