Plagosi biznesmenin te “Pazari i Ri”, oficeri i burgjeve rrëfen si u dhunua
Oficeri i pezulluar i burgjeve, Kleant Musabelliu ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për masë sigurie në lidhje me plagosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, ku Musabelliu plagosi më armën e shërbimit Gjokën pas një konflikti për motive të dobëta.

Sot, Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Musabelliun, mirëpo autori i dyshuar u justifikua në lidhje me ngjarjen, shkruan Panorama.

“Nuk doja ta plagosja, por isha duke mbrojtur veten. Ata më qëlluan me grushte dhe mjete të forta në fytyrë.

Kam qëlluar në ajër dhe pastaj e plagosa në këmbë. Kisha frikë për jetën e djalit tim”, ka rrëfyer Musabelliu para gjykatësit.

Megjithatë, gjyqtari nuk i mori parasysh kërkesat e palës mbrojtëse për arrest shtëpiak. Musabelliu shkoi ditën e hënë pasdite te “Pazari i Ri” të “sqarohej” me biznesmenin, pas një konflikti fizik që kishte ndodhur mes dy fëmijëve të tyre.

Mirëpo situata degjeneroi në përdorimin e armëve. Menjëherë pas ngjarjes, oficeri i SHKBB-së u pezullua nga detyra.

Ai tashmë mund të akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ose plagosje në tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori