Plagosi babë e bir në Fushë-Krujë, arrestohet në kohë rekord 35-vjeçari
Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku sipas bluve ai është shtetasi me inicialet A.H., 35-vjeç.

Nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku 35-vjeçari ka plagosur me thikë babë e bir, Shefqet dhe Alban Stafuka përkatësisht 58 dhe 30-vjeç tashmë ka një autor të identifikuar dhe të arrestuar.

Mësohet se Shefqet Stafuka është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i biri jashtë rrezikut, dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhurfshatin Larushk, teksa babë e bir po dilnin nga shtëpia e një të afërmi, teksa autori ende i paidentifikuar ju ka zënë pritë duke i sulmuar me thikë.
Shtuar më 09/08/2020, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori