Plagosi 54 vjeçarin për një fjalë goje, vihet në pranga i shumëkërkuari
Një 53 vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra penale është arrestuar nga policia.

Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në rrugën e tregut Kukës, kapën shtetasin me inicialet N.K., 53 vjeç, banues në Kukës.

Për të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës.

Shtuar më 17/10/2020, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori