Plagosi 3 persona pasi “i ngacmuan gruan”, arrestohet ish-drejtori i PS-së
Ish-­drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti është arrestuar nga Policia pasi mbi të rëndojnë akuza se është autori i plagosjes së tre personave sot me armë zjarri në këtë qytet.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të policisë:

Specilalistët e Komisariatit të Kavajës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur paradite në qytetin e Kavajës. Arrestohet shtetasi:
Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi sot më datë 17.06.2016 rreth orës 10:30, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka patur një konflikt midis tij me shtetasit E. K. dhe djali i tij K. K.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta (Bllokim rrugëkalim mjetesh). Për sqarimin e këtij konflikti shtetasi Sajmir Kurti është takuar tek lokali i shtetasit E. K., me kërkesën e këtij të fundit.

Shtetasi Sajmir Kurti ka nisur të debatojë me E. K. fillimisht e më pas edhe me djalin e këtij të fundit K. K.

Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar shtetasve të sipercituar, ku debati ka vazhduar më pas në rrugë.

Në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha e qitur, nga kontakti i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar, e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë.
Shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një automjet i tipit “Range Rover”, në pronësi të shtetasit Sajmir Kurti.
– Një armë zjari pistoletë i kalibrit 9 mm, me një krehër me 14 fishekë
– Një gëzhoja e kalibrit 9 mm

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativ” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori