Do e bindni Kosovën për të hyrë në “Open Balkan? Ironizon Rama: S’kam degë të PS atje

Kryeministri Edi Rama ka treguar në një intervistë nëse do e bind Kosovën për të hyrë në “Open Balkan”.

Rama është përgjigjur se nuk ka degë të Partisë Socialiste në Kosovë për të arritur të bindë Kosovën për pjesëmarrjen në Open Balkan.

Kjo shprehje e Ramës mund të ketë qenë edhe një lloj mesazhi i koduar për Albin Kurtin pasi siç dihet, partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka një degë në Tiranë.

“Ne kemi me Kosovën me marrëdhënie speciale, kjo s’ka nevojë për diskutim. Do të bëjmë çmos që marrëdhënie me Kosovën ta kemi sa më cilësore. Por përsëri po i kthehem tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla. Është komplet gjë tjetër në aspektin ekonomik. Sa i përket bindjes nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është vendim sovran i atyre që kanë marrë votën  dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjegjësia ime, dhe ju e dini që skam degë të PS në Kosovë,” deklaroi kryeministri./albeu.com/