Plagoset nga shoku i tij me saçmë në kokë, gjuetia kthehet në tragjedi
Një shqiptar po lufton me jetën në Spitalin Achillopoulos të Volos të Greqisë pasi është qëlluar me lomb në kokë teksa ishte me mikun e tij për gjueti.

Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa 37-vjeçari shqiptar kishte shkuar bashkë me mikun e tij për gjueti në zonën e Velestino ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me saçmë në kokë.

Shoku I tij nga armë e të cilit dyshohet se është qëlluar, një 45-vjeçar po merret në pyetje nga autoritetet, nga ku pritet të hidhet më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.
Shtuar më 04/11/2019, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori