Plagoset me thikë një person në Shkodër
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e një personi, i cili dyshohet si autor për plagosjen e një 46 vjeçari në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa ende nuk bëhen me dije shkaqet.

Sipas policisë, plagosja ka ndodhur rreth orës 19.00, në afërsi të stadiumit, në ambientet e një lokali. I plagosuri është 46 vjeçari me inicialet S.V., me banim në Shkodër, i cili është plagosur me thikë në pjesën e barkut.

Si i dyshuar për ngjarjen, nga ana e uniformave blu u bë shoqërimi i 42 vjeçarit, Petrit Lloja. Lidhur me këtë akt, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur për plagosjen. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori