Një i ri ka mbetur i
plagosur ditën e sotme në
Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është
plagosur me thikë paraditen e sotme në lagjen nr.17 të Durrësit.
Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i
plagosur 16 vjeçari me iniciale K.Q.
Ai ka marrë 3 goditje me thikë,
ndërsa ende nuk
dihen rrethanat e ngjarjes.
Adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2019,
ora 13:18