Plagoset me armë zjarri shqiptari me rekorde kriminale në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik, ku një 32-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri. Sipas mediave, i plagosuri kishte mbërritur në spitalin e Selanikut me plagë në trup.

Referuar burimeve të policisë, mediat greke citojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është një person me rekorde të theksuara kriminale. Por ai i ka thënë policisë se nuk ishte i përfshirë në incidentin e përgjakshme dhe se aty ishte duke kaluar rastësisht.

I pyetur nga policia, se përse nuk thirri ambulancën, i riu shqiptar tha se fillimisht nuk e kishte kuptuar dëmtimin e tij.

Më pas sipas asaj që deklaroi, ai mori një taksi dhe u transportua i vetëm për në Repartin e Urgjencës.

Vazhdojnë hetimet e Autoriteteve të Policisë për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 21/09/2020, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori