UPDATE -
Shefqet Kajmaku, babai i kreut të PS-së në Prezë të Tiranës, Lavdim
Kajmaku, është plagosur me armë
zjarri mbrëmjen e sotme.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 55-vjeçari
Shefqet Kajmaku është qëlluar me armë
zjarri dhe është plagosur në këmbë ndërsa aktualisht gjendjet i shtrirë në Spitalin Ushtarak.
Sipas hetimeve të para,
Kajmaku është qëlluar nga një person me 3 plumba pistolete dhe njëri prej tyre e ka prekur në këmbë.
Kjo nuk është hera e parë që familja
Kajmaku sulmohet nga persona ende të paidentifikuar. Gjatë fushatës zgjedhore të qershorit, Lavdi
Kajmaku, kryetar i Partisë Socialiste në Prezë, denoncoi djegien e shtëpisë dhe biznesit të tij, duke i shkaktuar 200 mijë euro dëme.
Nga hetimet e para rezultoi se autorët kishin spërkatur me benzinë pjesën e shtëpisë dhe biznesit dhe më pas i kishin vënë flakën. Vatrat e zjarrit kanë qenë të shumta, por për fat të mirë, nuk kanë shkaktuar viktima, vetëm dëme të mëdha materiale.
Më vonë familja e Lavdim Kajmakut është cenuar sërish, kur persona të panjohur kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij me kallash dhe i është vënë flaka dy makinave të parkuara në oborr. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2013,
ora 20:45