Plagoset me armë pronari i një lokali tek rruga e Elbasanit
Në rrugën e Elbasanit para pak minutash është plagosur me armë pronari i një lokali. Sipas policisë së Tiranës, bëhet fjalë për Fation Dautaj, i cili ishte duke bërë një ndërtim pranë lokalit të tij tak zona e njohur si "Shkolla e Baletit".

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen. Mësohet se plagosja ka ndodhur pasi ka pas një debati me persona të tjerë.

Policia bën të ditur se, ka identifikuar autorin e plagosjes së Dautajt por emri i tij nuk është bërë i ditur, por është shpallur në kërkim.
Shtuar më 15/09/2013, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori