Plagoset me armë një 31-vjeçar në Fushë Krujë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një pëplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës, duke lënë të plagosur një 31 vjeçar.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi me iniciale G.M, 31 vjeç. Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të identifikuar si, Skerdilajd Miri dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2015, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori