Plagoset e lihet pa ndjenja tek dera e spitalit, misteri i të riut në Bulqizë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Një i ri i identifikuar si Shkëlqim Spahiu është plagosur rëndë dhe është lënë ashtu në derën e spitalit në Bulqizë.

I riu është shtetasi Shkëlqim Spahiu dhe nga raportimet e para kishte marrë dëmtime të shumta në kokë.

Duke qënë se gjendej në gjendje të rëndë, ai është nisur ditën e sotme drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë ka dy pista hetimi deri më tani.

E para dyshohet se i riu mund të jetë plagosur në minierë pasi punonte aty.

Po ashtu nga ana e policisë dyshohet se i riu mund të jetë goditur nga mjete të forta. /albeu.com/




Shtuar më 10/06/2018, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori