Plagoset 55-vjeçarja në Shkodër, përplaset rëndë nga makina
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 55-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë tip “Ford” teksa lëvizte me biçikletë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në hyrje të qytetit të Shkodrës, kur makina me targë AA 434 DP ka aksidentuar shtetasen Nezijat Pano, 55 vjeç.

Gruaja, e cila po lëvizte me biçikletë, ka pësuar plagë në kokë si pasojë e përplasjes, dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se 55-vjeçarja fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditëve të fundit, ku makinat aksidentojnë qytetarët që lëvizin me biçikletë./albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori