Plagoset 10 vjeçari, dyshohet nga shpërthimi i një granate
Pëlqej
Një 10 vjeçar është plagosur rëndë në Mirditë, ndërsa dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate. Dyshohet se 10 vjeçari është plagosur nga një granatë, e cila mendohet të ketë shpërthyer pranë tij në një zonë ku ka qenë duke luajtur.

Policia raporton se ngjarja është shënuar në fshatin Kaçinar, në Mirditë. I plagosuri po transportohet drejt spitalit të Rrëshenit.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori