Plagosen një person, ndalohen atë e bir
Ndalohen nga ana e bluve të kryeqytetit dy të dyshuar për plagosjen e 57 vjeçarit nga Laknasi. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 54-vjeçari Shefqet Vladi pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Valter Vladi 21 vjeç kanë plagosur ditën e djeshme babë e bir.
kjo ngjarje ka ndodhur gjatë mbëmjes së kaluar në fshatin Laknas, ku 54-vjeçari së bashku me djalin e tij dyshohen se kanë plagosur rëndë me thikë dhe mjete të forta 57-vjeçarin Lazam Peca si dhe djalin e tij Adriatik Peca, 22 vjeç, banues në Laknas.

Pas kryerjes së veprës penale shtetasi Valter Vladi është larguar dhe punohet për kapjen e tij, ndërkohë që të plagosurit aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet në ngrarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
/albeu.com
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori