Plagosën në mënyrë makabre 54-vjeçarin në Korçë, 3 persona në kërkim
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Korçës">Korçës, ku një person është sulmuar dhe plagosur nga 3 persona të tjerë.

“Më datë 06.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Belorta, në rrugë, është plagosur lehtë me mjete të mprehta shtetasi R.D, rreth 54 vjeç, banues në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës">Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorë të ngjarjes janë tre shtetas, të identifikuar nga ana e Policisë, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, e kanë goditur këtë të fundit në pjesë të ndryshme të trupit.

Po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori