Plagosën me armë zjarri 18 vjeçarin, identifikohen autorët
Pëlqej
Një 18 vjecar me inicialet M.Sh është plagosur me armë zjarri në Selitë.

Ditën e sotme është kapur njëri nga autorët e plagosjes.

Policia ka arrestuar Abedin. I, 56 vjeçar dhe banues në Tiranë ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim.


Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Identifikohen dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

- Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

- S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I./Gazeta Express
Shtuar më 12/10/2018, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori