EMRI/ Bleu vota për LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet 47-vjeçari nga Puka

Vasil Shabani ka rënë në prangat e policisë në fshatin Buzhalë të Pukës, nën akuzën e korrupsionit gjatë zgjedhjeve në vitin 2021 për ish partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë.

47 vjeçari ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burgim për korrupsion gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 për partinë

Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë.

Policia kapi zyrtarin e LSI-së në Pukë me mbi pesë milionë lekë në makinë dhe me një listë me 28 emra shoqëruar me një fletë votimi demonstrative për të votuar LSI.

Njoftimi i Policisë

Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./albeu.com.


Shtuar 15.01.2023 11:45