Plagos me thikë të riun, kontrolli në banesë fundos 25-vjeçarin
Pëlqej
Një sherr me thika ku ka mbetur i plagosur një i ri ka ndodhur në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi, më datë 13.03.2018, në vendin e quajtur rruga "Niko Avrami" pranë një kompleksi, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës "thikë" i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një "thikë" si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori