Kadilli sfidon mes të gjithëve Bashën: Burri duket kur heq dorë nga pushteti, Berisha e kuptoi

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Farbardh Kadilli pas akuzave dhe kërkesës për dorëheqje kundrejt Bashës është shprehur në Këshillin Kombëtar se burri duket kur heq dorë nga pushteti dhe jo kur e merr atë.

Ai ka kujtuar rastin e Sali Berishës, duke thënë se edhe pse kishte mbështetje absolute e dinte kur ishte momenti për t’u larguar.

“Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin. edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti”-është shprehur ai.


Shtuar 16.05.2021 21:37