Pjestar i grupit terrorist që sulmoi repartin ushtarak, Fredi Beleri përfundon në prokurori
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje Fredi Belerin për shkak se ai ishte pjestar i grupit terrorist MAVI që sulmoi në prill 1994 repartin ushtarak në Peshkëpi të Gjirokastrës duke lënë dy të vdekur.

Hetimin për këtë ngjarje po e zhvillon Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çështja u rihap disa javë më parë duke rivlerësuar faktet, ndërsa Beleri është një ndër të akuzuarit si pjesëmarrës në atë grup që vrau komandantin e repartit Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Bashkë me Belerin, në atë veprim terrorist mori pjesë edhe Harallamb Papa.

Grupi që sulmoi repartin ushtarak
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, asokohe 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.
Shtuar më 22/05/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori