Pjesëmarrja e femrave në politikë, shënohet një rritje e lehtë
Shqipëria shënon një rritje të lehtë sa i përket pjesëmarrjes së femrave në politikë duke e rënditur atë në vendin e 84 nga 100 vende të botës. Në raportin e hartuar nga një organizatë që bashkëpunon me OKB thotë se numri i grave të përfshira në politikë në gjithë botën është i pakët, me përjashtim në vendeve nordike, të cilat sipas raportit kanë barazi gjinore.

Raporti arrin në përfundimin se vitin e kaluar numri mesatar i grave të zgjedhura në parlament në shkallë globale ishte 19.5 për qind. Po ashtu thuhet se më pak se një ndër 5 parlamentarë janë gra në botë sot. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2012, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori