Pjesë e listës KÇK, ndahet parakohe nga jeta gjykatësi i shkallës së parë Tiranë
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Martin Deda ka ndëruar jetë. Lajmin e ka dhënë avokati Idajet Beqiri, i cili shprehet se ka ikur një njeri i mirë dhe një mik i pazëvendësueshëm. Deda ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, ndërsa lajmi ka lënë të shokuar miq dhe familjarë të tij.

“Lajm vërtet i rënd, i trisht, i pabesueshëm. Ndahet nga jeta gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Martin Deda! Iku një njeri i mirë, një njeri me zemër të bardhë, një mik i pazëvendësueshëm, një gjyqtar profesionist, i drejtë, njerëzor në vendimmarrje. Nuk kishte moshë për të ikur, ndaj ndihemi të pikëlluar. U prehësh në paqe miku im, të ndritët shpirti Martin Deda! “, shkruan Beqiri në postimin e tij.

Deda do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në varrezat e Tufinës në Tiranë, ndërsa familja e tij ka hapur dyert e mortit.

Emri i Dedës është përmendur në listën e gjyqtarëve KÇK, pasi sipas tij kishte marrë një vendim në shkelje të ligjit.

Rama më herët ka sulmuar me tone të ashpra gjyqtarin Deda, që sipas tij kishte abuzuar me ligjin duke vënë në rrezik jetën e një gruaje te re dhe favorizuar ish-bashkëshortin e saj.

Shtuar më 24/01/2021, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori