Pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit? Pse Presidenca nuk dekretoi Sandër Lleshin
Mbrëmjen e djeshme presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e dekretojë emrin e ri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili u propozua nga kryeministri, Edi Rama menjëherë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.

Këtë vendim mësohet se presidenti Meta, ia ka komunikuar vetë në zyrën e tij, Sandër Lleshit, pas një takimi kokë më kokë në Presidencë.

Presidenti nuk krijoi bindjen e plotë për të mbështetur pozitivisht kandidaturën e propozuar”,njoftoi sot Presidenca.

Presidenti Meta kishte kërkuar informacione të hollësishme rreth emrit të propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama, ndërsa pas shqyrtimeve, ai nuk ka krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Por pse nuk u dekretuat Sandër Lleshi?

Kandidatura e Sandër Lleshajt ka rezultuat e pastër sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Lleshaj nga verifikimit nuk rezulton të figurojë në dosjet e ish sigurimit të shtetit.

“Nga dokumentet e administruar nga ana jonë, si dhe nga verifikimet për z.Sandër Lleshaj, kandidati i propozuar nga Kryeministri për punën e Ministrit të Brendshëm, nuk figuron të këto material në dokumenet të ish-Sigurimit të Shtetit”, thekson dokumenti i firmosur nga Gentiana Sulaj.

Po ashtu, Institucioni i Presidentit ka marrë përgjigje edhe nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, siç njihet ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Në dokumentin e firmosur nga kolonel Nurendinaj dhe te publikuara nga gazeta Tema, theksohet se nga verifikimet për Sandër Lleshajn, nuk ka të dhëna për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigrinë kombëtare, apo të ketë marrë pjesë në aktivitet të kundraligjshme.

“Në përgjigje të kërksës Tuaj, datë 30.10.2018, “Kërkesë për Informacion”, ju informojmë se për zotin Sandër Lleshaj, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes nuk disponon të dhëna dhe informacione për përfshirjen e tij në veprimtari që cënojnë sigurisë kombëtare apo aktivitetë të kundra ligjshme”, thekson shkresa e AIMS. /albeu.com/


Shtuar më 04/11/2018, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori