Kapo i bandës së rrezikshme të Burrelit, kapet dhe sillet në Shqipëri Gentian Doda
Gentian Doda, ish-pjestar i bandës së rrezikshme Kola në Burrel është sjellë në Shqipëri pas arrestimit pak kohë më parë në Britaninë e Madhe.

Ai ishte dënuar për dy vrasje në vitin 1997 në Burrel, por u lirua duke paguar 30 000 euro gjyqtarin Shkëlqim Mirin. Me vendim gjykate Doda doli nga burgu.

Njoftimi i policisë

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Manchester, u bë kapja dhe arrestimi në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstadimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të shumëkërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G. D., 41 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi G. D, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë” .

Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal nr. 1249, datë 09.11.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi G.D. në bashkëpunim me shtetas të tjerë I ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë (Sh.M.) me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila me vendimin penal nr. 41, datë 26.01.2001 e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin penal nr. 896, datë 07.06.2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimin penal nr. 94, datë 20.09.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke favorizuar pozitën e shtetasit G. D. dhe lirimin e tij nga burgu.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Shtuar më 10/08/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori