Pjesë e bandës së Emiljano Shullazit? Reagon deputeti i PS
Pëlqej
Pas publikimit të përgjimeve të dosjes Shullazi, deputeti i PS Jurgis Çyrbja i cili rezulton se ka komunikuar me Gilmando Danin, një prej anëtarëve dhe miqve të ngushtë të Emiliano Shullazit ka vendosur të reagojë nëpërmjet një statusi në rrjetin socisl Facebook.

Çyrbja mbi të gjitha thekson se ka qenë në Prokurori dhe ka bërë deklarimet e nevojshme që kohë më parë.

Postimi i plotë

Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve

Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.

Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.

Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori