Pjerin Ndreu paralajmëron përgjime "bombë" për Bashën
Ish-deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës ka reaguar sërish pas daljes së përgjimeve dje nga gazeta gjermane Bild.

Ai sulmon Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus në SHBA, për të cilën kryetari i PD-së është marrë i pandehur duke paralajmëruar se shumë shpejt do dalin edhe përgjime për të.

Vetë Ndreu është kapur në përgjime duke shantazhuar drejtorin e një shkolle që të votonte hapur për PS-në, ndryshe do të largohej nga puna.

Pas zgjedhjeve, drejtori në fjalë u largua nga puna.

Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve….keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale!

Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka!”, shkruan Ndreu përmes një postimi në FB.
Shtuar më 20/06/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori